Tensionet rriten në Bosnje pas veprimeve separatiste të liderit serb Millorad Dodik

Publikuar 1 vit më parë

Tensionet në Bosnje dhe Hercegovinë janë përshkallëzuar ndjeshëm pas veprimeve të fundit të Milorad Dodik, presidentit të Republikës Sërpska (RS), i cili ka nënshkruar ligjet që ndalojnë funksionimin e Gjykatës, Prokurorisë dhe agjencive shtetërore të Bosnjës brenda këtij entiteti.

Këto masa, të miratuara nga Kuvendi i RS-së më 27 shkurt, janë konsideruar antikushtetuese dhe janë cilësuar nga shumë politikanë si një përpjekje për grushtshtet. Dodik ndërmori këto hapa vetëm një ditë pasi Gjykata e Bosnjës e dënoi me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të funksioneve publike për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar në Bosnje.

Analistët e shohin këtë lëvizje si një përpjekje të hapur për të minuar autoritetin qendror të Bosnjës dhe për të forcuar aspiratat separatiste të RS-së. Kritikat kanë ardhur jo vetëm nga Sarajeva, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë paralajmëruar se këto veprime kërcënojnë stabilitetin e rajonit dhe shkelin Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i dha fund luftës së viteve ’90.

Nga ana tjetër, Rusia e ka quajtur dënimin e Dodikut të motivuar politikisht, duke shtuar edhe më shumë tensionet gjeopolitike në Ballkan. Situata mbetet e brishtë, ndërsa shumë analistë frikësohen se ky mund të jetë hapi i parë drejt një konflikti më të gjerë brenda Bosnjës.