Kur ligji bëhet mjet diskriminimi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës mes padrejtësisë dhe rezistencës

Publikuar 1 vit më parë

Zoti Çasllav, derisa unë po përpiqem ta ruaj Serbinë tënde, ti dhe të tutë çdo ditë punoni për ndarjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Nëse ky është vullneti juaj, pse edhe ne shqiptarët të mos veprojmë njësoj?

Refuzimi i njohjes së diplomave nga Kosova nga Agjencia për Kualifikime në Serbi nuk është thjesht një çështje burokratike — është një goditje politike ndaj të drejtave themelore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kushtetuta e Republikës së Serbisë, rregulloret e Qeverisë, Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshja e Brukselit e përcaktojnë qartë: diplomat e fituara në Kosovë duhet të njihen. Megjithatë, në vend që t’i zbatojë këto ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare, shteti serb përdor institucionet e tij për të bllokuar çdo përpjekje të shqiptarëve për të pasur qasje të barabartë në arsim dhe punësim.

Kjo nuk është një ngjarje e izoluar. Përkundrazi, është një kapitull tjetër në politikën shumëvjeçare të diskriminimit, një politikë që thelbësisht nuk ka ndryshuar që nga koha e Slobodan Millosheviqit. Në atë kohë, shteti përdorte forcën për të mbajtur shqiptarët të izoluar, ndërsa sot kjo forcë fshihet pas “procedurave ligjore” dhe “vendimeve administrative”, por me të njëjtin qëllim — shtypjen e shqiptarëve.

Ajo që është edhe më e rrezikshme është mesazhi që po dërgohet — se ligji në Serbi nuk vlen për shqiptarët. Kjo jo vetëm që shkel parimet themelore të demokracisë dhe barazisë, por gjithashtu minon çdo përpjekje për ndërtimin e besimit mes komuniteteve dhe përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike.

Nëse shteti serb refuzon të respektojë ligjet që vetë i ka miratuar, atëherë shqiptarët nuk kanë asnjë arsye të besojnë në ndonjë integrim apo barazi. Kjo nuk është vetëm një thirrje për shqiptarët, por edhe për komunitetin ndërkombëtar që mbikëqyr zbatimin e marrëveshjeve si ajo e Brukselit.

Nuk është më koha për të heshtur. Ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa të drejtat tona shkelen qëllimisht nga ata që pretendojnë të jenë garantues të ligjit. Kjo padrejtësi duhet të zbulohet, si brenda institucioneve, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.

Nëse Serbia nuk dëshiron të respektojë të drejtat dhe ligjet që ka nënshkruar, atëherë shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtën e plotë të kërkojnë mënyra të tjera për të mbrojtur të ardhmen dhe dinjitetin e tyre.

Koha e diskriminimit ka përfunduar — tani është koha për veprim, barazi dhe drejtësi! Për një Serbi të lirë — por edhe për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën e lirë!

Shkruan Kujtim Sadriu