KALENDARI HISTORIK
Më 04 mars1946 – Vdes Gjon Shllaku ka qenë frat françeskan, mësues, publicist, drejtor i të përkohshmes françeskane Hylli i Dritës, dhe me marrjen e pushtetit nga regjimi komunist qe një periudhë të shkurtër anëtar i Frontit Nacional-Çlirimtar, por më pas u dënua me pushkatim. Dhjetorin e 1945 pas arrestimit të disa studentëve të Gjimnazit të Shkodrës të lidhun me seminarista papalë, që kishin krijuar organizatën e quajtur “Bashkimi Shqiptar”, që i bënin thirrje kundër politikës sllave, në janar arrestuan P. Shllakun sipas akuzës që “drejtonte një grup terrorist quajtur “Dora e Zezë” që do të kryente vrasje njerëzish, lidhur me të parët e fesë muslimanë e ortodoksë”. Gjyqi i tij u zhvillua në kinemanë Rozafat së bashku me meshtarët jezuitë P. Giovanni Fausti e P. Daniel Dajani, të cilët do t’i mbronte av. Kolë Dhimitri, ndërsa P. Shllakun av. Myzafer Pipa. Më 4 mars 1946 klerikët u pushkatuan në të zbardhur të ditës së bashku me seminaristin Mark Çuni, Gjelosh Lulashin dhe Qerim Sadikun.Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor, pjesë e Martirëve të Shqipërisë, ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.
A1info