Bashkëpunimi Kosovë-Luginë: Zv. Kryeministri Bislimi mbështet fuqishëm shqiptarët e Luginës së Preshevës

Publikuar 1 vit më parë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka bërë të ditur se është pritur në një takim zyrtar në Qeverinë e Republikës së Kosovës nga Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Në këtë takim, u diskutua për sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës, si dhe për nevojën urgjente për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Kryetari i KKSH-së theksoi se ka marrë mbështetjen e plotë dhe pa rezerva nga Qeveria e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy palëve.

Një nga pikat kyçe të diskutimit ishte zbatimi i linjës buxhetore të ndarë nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës. Kjo mbështetje financiare do të realizohet përmes programeve që synojnë ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e identitetit kombëtar shqiptar në këtë rajon.

“Të dyja palët u dakorduan që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej, me qëllim forcimin e pozitës sonë dhe garantimin e një të ardhmeje më të mirë për shqiptarët e Luginës,” theksoi Kryetari i KKSH-së.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit konkret dhe institucional, duke reflektuar përkushtimin e përbashkët për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.