Qendra për Hulumtim dhe Monitorim: Terrori i organeve shtetërore ndaj shqiptarëve në Serbi

Publikuar 1 vit më parë

Në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Serbisë, rregulloret e Qeverisë dhe Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, si dhe marrëveshjen e Brukselit për njohjen e diplomave nga Kosova, Drejtori i Agjencisë për Kualifikime në Serbi vazhdon të injorojë ligjet në fuqi. Ai nuk vepron mbi bazën e të drejtës, por mbi bazën e forcës, duke përjashtuar dhe diskriminuar hapur shqiptarët.

Në shikim të parë, kur lexon një dokument të llojit “Rešenje o delimičnom odbacivanju zahteva”, e kupton qartë se Serbia nuk është shtet i së drejtës, por një shtet i forcës, i ndërtuar mbi themelet e diskriminimit sistematik ndaj qytetarëve të saj shqiptarë.

Drejtori i Agjencisë për Kualifikime, ndonëse formalisht thirret në Kushtetutën e Republikës së Serbisë — aktin më të lartë juridik të shtetit — në praktikë, vepron në kundërshtim të hapur me të, me qëllimin e vetëm për të dëmtuar dhe shtypur shqiptarët. Në fillim, propaganda serbe këmbëngulte se Kosova është pjesë e Serbisë, por sot, në një lojë të rrezikshme fjalësh, përpiqet ta paraqesë Kosovën si “pjesërisht Serbi e pjesërisht Republikë”.

Ky diskriminim brutal dhe i drejtpërdrejtë nga Agjencia për Kualifikime është dëshmi e qartë se strategjia dhe politika e regjimit të Slobodan Millosheviqit nuk janë shuar — përkundrazi, vazhdojnë të jenë të gjalla dhe funksionale. Shteti serb, nëpërmjet institucioneve të tij, vazhdon të mbajë në fuqi një regjim shtypës ndaj shqiptarëve, duke manipuluar ligjet dhe opinionin publik ashtu siç bënte dikur.

Nuk ka nevojë për shumë analiza kur sheh vendime të tilla, që janë në kundërshtim të plotë me çdo bazë ligjore dhe çdo normë ndërkombëtare. Diskriminimi i shqiptarëve nuk është një fenomen i fshehtë — ai është i dukshëm, i organizuar dhe i mbrojtur nga vetë shteti serb.

Ne, si përfaqësues të interesave të shqiptarëve në Serbi, kërkojmë urgjentisht:
• Që Qeveria dhe Ministria e Arsimit të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj zyrtarëve që përdorin institucionet shtetërore për të diskriminuar shqiptarët.
• Që ky terror institucional të ndalet menjëherë dhe të garantohet zbatimi i ligjit për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie.

Në këtë klimë të rëndë shtypjeje dhe përbuzjeje, bëhet e qartë pse ka qenë e domosdoshme krijimi i Republikës së Kosovës — si e vetmja mënyrë për të siguruar lirinë dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve. E njëjta logjikë e pashmangshme vlen edhe sot për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Nëse Serbia vazhdon të mohojë të drejtat themelore të shqiptarëve, atëherë alternativa e vetme dhe e drejtë mbetet shkëputja nga ky shtet diskriminues.

Ne nuk do të ndalemi këtu. Do t’i drejtohemi menjëherë:
• Ambasadave të akredituara në Serbi
• Zyrës së Bashkimit Evropian
• OSBE-së

Duke dorëzuar faktet dhe provat konkrete të këtij diskriminimi shtetëror. Do t’u tregojmë botës se sa e vështirë është të jesh shqiptar në Serbi — aq e vështirë sa që edhe ligjet ekzistuese të shtetit serb shkelen kur bëhet fjalë për pakicën shqiptare.

Kjo padrejtësi duhet të marrë fund. Shqiptarët nuk do të përulen përballë diskriminimit dhe nuk do të ndalen deri sa të fitojnë lirinë e plotë dhe të garantuar!