Zelensky Siguron Mbështetje Ushtarake nga Vendet Evropiane
LONDËR — Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky 🇺🇦, ka marrë garanci të qarta nga disa vende evropiane për mbështetje të mëtejshme ushtarake, në kuadër të samitit për sigurinë e Evropës dhe ndihmën ndaj Ukrainës, të organizuar nga kryeministri britanik Keir Starmer.
Në takimin që u mbajt në Londër dhe zgjati rreth dy orë, liderët evropianë dhe kryeministri i Kanadasë diskutuan mbi nevojën për forcimin e mbrojtjes së Ukrainës kundër agresionit rus dhe garantimin e stabilitetit në rajon.
Zelensky theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke u shprehur se “çdo ndihmë ushtarake është thelbësore për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë e Ukrainës”.
Kryeministri britanik Keir Starmer pritet të mbajë një konferencë për shtyp ku do të zbulojë më shumë detaje mbi marrëveshjet e arritura dhe hapat e radhës për përkrahjen ushtarake të Ukrainës.
📸 AP
(A1 Info)


