KALENDARI HISTORIK
Më 01 mars 1992, Bosnja dhe Hercegovina shpall pavarësinë e saj nga Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë. Shpallja e Pavarësisë së Bosnjës, njëkohësisht do të nxiste një konflikt të përgjakshëm 4 vjeçar, midis boshnjakëve, kroatëve, dhe serbëve, të cilët përbënin gjysmën tjetër të konsiderueshme të popullsisë, në këtë vënd. Në këtë luftë civile, do të humbnin jetën me mijëra vetë nga të gjitha palët ndërluftuese.