VDES POETI LUAN MALOKU
Poeti, Luan Maloku vdiq në moshën 71 vjeçare. Ai lindi në fshatin Miratoc, në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Preshevë. Studioi në Universitetin e Tetovës, dega gjuhë dhe letërsi shqipe.
Është i prezantuar në panorama e leksikone të ndryshme. Ka botuar 28 libra me poezi. Ka qenë anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).
Kryetar i Atunisit për Zvicër.
I ndjeri, ka jetuar dhe vepruar në Zvicër.
Sipas familjes, për kohën e varrimit, do të njoftoheni më vonë!
A1info