Zëvendëskryetari i Komunës uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit
Zëvendëskryetari i Komunës, Ragmi Mustafa, ka uruar sot besimtarët e besimit islam me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke përcjellë mesazhe paqeje, harmonie dhe solidariteti.
Në mesazhin e tij, ai theksoi rëndësinë e këtij muaji të madhërishëm, duke shprehur dëshirën që Ramazani t’i gjejë familjet në mirëqenie dhe dashuri.
**“Të nderuar besimtarë të besimit islam,
Uroj që agjërimi, lutjet dhe të gjitha ibadetet tuaja gjatë muajit të Ramazanit të jenë të pranuara.
Edhe këtë vit, ashtu si edhe për vitet në vijim, urojmë që muaji i madhërishëm i Ramazanit të gjejë familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe përplot dashuri.
Të gjithë së bashku, le të jemi të bashkuar duke ndihmuar skamnorët dhe ata që kanë më së shumti nevojë.
Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, ju uroj shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë në muajin e Ramazanit.”**
Ky mesazh vjen si shprehje e përkushtimit për mbështetje dhe solidaritet me të gjithë besimtarët, duke përçuar frymën e bashkimit dhe ndihmës për njëri-tjetrin.