Kryetari i Bujanocit uron besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit
Kryetari i Bujanocit ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke përcjellë një mesazh të ngrohtë për paqe, dashuri dhe solidaritet.
Në një postim në Facebook, ai shkroi:
**“Të nderuar motra dhe vëllezër besimtarë myslimanë,
Jemi në prag të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, një muaj ky i cili ofron mundësi të shkëlqyer për të forcuar besimin, për të dashur më tepër njëri-tjetrin dhe për të rritur solidaritetin.
Urojmë që ky muaj të jetë i mbushur me paqe dhe përplot reflektim shpirtëror.
Shpresojmë se çdo sakrificë të bëhet me mirësi dhe për një qëllim të mirë.
Le të shijojmë një agjërim të lehtë dhe të pranuar, bashkë me lutjet tona, duke sjellë më tepër begati dhe harmoni në secilën familje.
Të na shërbejë shëndeti dhe mirëqenia.
Me fat muaji i shenjtë i Ramazanit!”**
Ky mesazh vjen si shenjë mbështetjeje dhe respekti për komunitetin mysliman, duke theksuar rëndësinë e vlerave të përbashkëta të paqes dhe harmonisë shoqërore.