Nxënësit e Klasës së 5-të në Zhunicë Mbajnë Portretin e Martin Canit në Shenjë Solidariteti dhe Dhimbjeje për Familjen e Tij

Publikuar 1 vit më parë

Zhunicë, Preshevë — Një akt prekës solidariteti ka ardhur nga nxënësit e klasës së 5-të të shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”, paralelja në fshatin Zhunicë, të cilët vazhdojnë të mbajnë në klasën e tyre një portret të Martin Canit, djaloshit që humbi jetën tragjikisht në Shqipëri.

Portreti, i realizuar me përkushtim nga vetë nxënësit, është vendosur në një vend të dukshëm të klasës si një shenjë kujtimi dhe dashurie për Martin Canit.. Por më shumë se kaq, ky veprim shpreh edhe dhembshurinë e tyre të sinqertë për familjen Cani, e cila vazhdon të përjetojë dhimbjen e humbjes së birit të tyre.

“Ne e ndjejmë dhimbjen jo vetëm për Martinin, por edhe për familjen e tij. Ata po vuajnë ende, dhe ne lutemi që kurrë më të mos ndodhin tragjedi të tilla për fëmijët dhe bashkëmoshatarët tanë,” thanë nxënësit, me lot në sy dhe zemra të mbushura me ndjeshmëri.

Ky akt fisnik është vlerësuar nga mësuesit dhe komuniteti lokal, të cilët janë prekur nga shpirti i pastër i këtyre fëmijëve, duke e cilësuar veprën e tyre si një mesazh të fuqishëm humaniteti dhe mbështetjeje.

Ngjarja ka bërë jehonë në Preshevë, duke dhënë një mesazh të qartë: solidariteti dhe dashuria njerëzore mësohen dhe kultivohen që në bankat e shkollës.

Redaksia