Forumi Rinor Rahovica — Një Dritare Shprese për të Rinjtë e Preshevës

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë — Forumi Rinor Rahovica (FRR) vazhdon të dëshmojë se është një ndër organizatat më aktive në rajon, duke kontribuar në fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e shoqërisë. Ditë më parë, në kuadër të një projekti të Institutit Demokratik Mozaik, themeluar dhe drejtuar nga z. Fatlind Azizi, u mbajt një aktivitet frymëzues me të rinjtë e Luginës.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë përvojat e tyre dhe të diskutojnë tema kyçe si vullnetarizmi, sfidat e rinisë në Preshevë, si dhe rëndësinë e moralit të qëndrueshëm dhe gatishmërisë për t’i shërbyer komunitetit. Po ashtu, u theksua vlera e vlerësimit të aktivistëve që mbajnë mbi supe kauza dhe procese të rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe progresin në rajon.

Një falënderim i veçantë iu drejtua z. Fatlind Azizi, anëtar i FRR-së dhe themelues i Institutit Demokratik Mozaik, për përkushtimin dhe punën e tij të palodhshme. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Egzona dhe Besa, ish-drejtuesja dhe drejtuesja aktuale e Zyrës për të Rinj në Preshevë, me të cilat bashkëpunimi i vazhdueshëm ka qenë një shtyllë e fortë për zhvillimin e projekteve rinore.

Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë se rinia e Luginës së Preshevës është një forcë e gjallë dhe premtuese për të ardhmen. Me punë, përkushtim dhe bashkëpunim, ata po ndërtojnë themelet për një shoqëri më të fortë dhe më të bashkuar.

“Me të rinj të tillë, Presheva premton shumë për të ardhmen!” — u theksua gjatë takimit.