Kryetarja e Komunës së Preshevës pret në takim atdhetarin Idris Sylejmani
– Kryetarja e Komunës së Preshevës, së bashku me zëvendëskryetarin e Komunës, z. Mustafa, pritën në një takim të veçantë atdhetarin e shquar Idris Sylejmani, një figurë e njohur për kontributin e tij të çmuar ndaj shqiptarëve.


Z. Sylejmani, i lindur në Tetovë dhe me aktivitet të gjatë në Kroaci, ka qenë biznesmen i suksesshëm, ish-konsull i Kroacisë në Shqipëri dhe ish-deputet në Parlamentin e Kroacisë.
Diskutime mbi bashkëpunimin me Kroacinë
Gjatë takimit, u diskutua mundësia e lidhjes së Komunës së Preshevës me një nga komunat e Kroacisë, për të rritur kapacitetet e bashkëpunimit dhe për të aplikuar për projekte të përbashkëta në fondet evropiane.
Një nga iniciativat kryesore që u shqyrtua ishte binjakëzimi i mundshëm i Komunës së Preshevës me Komunën e Çakovec-it në Kroaci. Ky hap do të forconte bashkëpunimin ndërinstitucional dhe do të krijonte mundësi të reja për zhvillim ekonomik, arsim dhe kulturë në rajon.
Shqiptarët, kudo që ndodhen, kujdesen për Preshevën!