VISAR MEMETI: SI NDIHEN SOT 22 KËSHILLTARËT, QË NGRITËN GISHTAT PËR GURËTHYESIN?!

Publikuar 2 vjet më parë

Kryetari i APN-së, Visar Memeti, reagoi në faqen e tij të fb-së, lidhur me votimin e djeshëm nga këshilltarët e pozitës për ndërtimin të edhe një gurëthyesi tjetër mbi fshatin Tërnavë.

Ai, në faqen e tij shkruan:

“Si ndjehen sot këta 22 këshilltarë të cilët dje së pari ulën kokën nga turpi e pastaj ngritën dorën për t’a votuar hapjen edhe të një tjetër gurëthyesi në Preshevë?! 🤔
A janë të vetëdijshëm këta këshilltarë për veprimin që dje e bënë, duke iu nënshtruar padronëve të tyre Ardita e Ragmi, ashtu siç padronët e tyre iu nënshtruan një kompanie?
A ndjehen përgjegjës për pasojat që ai gurëthyes mund të ketë për banoret lokal?
Këto pyetje kërkojnë përgjigje nga këta 22 këshilltarë ndaj banorëve lokal dhe të gjithë atyre që e kanë dhënë votën e tyre për ta.
Kjo pikë e rendit të ditës në seancën e djeshme u fut në mënyrën më tinzare dhe klandestine, pa kurrfarë paralajmrimi e pa as edhe një fletë të vetme si material shoqërues për të mos lënë asnjë gjurmë, vetëm e vetëm me qëllimin që këtë pikë t’a kalonte Kuvendi sa më në heshtje.
Arsyeja e vetme ka qenë frika dhe mosgatishmëria për ballafaqim të këtij pushteti me këshilltarët dhe opinionin në pergjithësi, duke qenë të vetëdijshëm për pasojat e kësaj pike, që në vetvete përmban misterin dhe dyshimet e keqpërdorimit të pozitës zyrtare nga binomi Arditë-Ragmi, gjithçka në shërbim të një kompanie tashmë të dëshmuar”.

a1info