LIBRI ME POEZI PËR FËMIJË “A KA SHTËPI ZOGU ?”

Shtëpia botuese “Gutenberg” në Prishtinë, me editorin e saj, z. Agim S. Kelmendi, njëherit edhe drejtor i revistës shkollore për fëmijë “Zog mëngjesi”, nxorri nga shtypi librin më të ri me poezi për fëmijë të shkrimtarit, Bilall Maliqi, me titull “A ka shtëpi zogu?”, fq.94.
Shtypin e këtij libri e financoi revista në fjalë, me drejtor Agim S. Kelmendi.
Lidhur me këtë, shkrimtari e falënderon revistën dhe drejtorin e saj lidhur me botimin e librit.
Po ashtu, Maliqi e falënderon redaktorin e librit, shkrimtarin e mirënjohur, Odise Plakun, redaktorin gjuhësor, mr. Artan Halimin, autoren e pikturës në ballinë, piktoren, Pashije Murseli dhe realizuesin e bukur të dizajnit të librit, Hekuran Rexhepin.
Vlen të theksohet se shkrimtari, Bilall Maliqi është anëtar i redaksisë së revistës shkollore “Zog mëngjesi”.
A1info