KULMINACIONI I GRIPIT NË DY JAVËT E ARDHSHME

Publikuar 1 vit më parë

Sipas të dhënave të fundit të Institutit për Shëndet Publik “Dr. Milan Jovanoviq Batut”, në Serbi janë regjistruar gjithsej 14.081 raste të sëmundjeve të ngjashme me gripin, me intensitet mesatar të aktivitetit viral dhe në dy javët e ardhshme po i afrohemi pikut të sëmundjes, ka thënë dr. Milunka Milinkoviq, epidemiologe, transmeton shkrimin e Tanjug për Telegraf.rs, përcjell, a1info.

“Sipas të dhënave të javës së pestë raportuese, gjithsej mbi 14,000 njerëz u sëmurën me sëmundje të ngjashme me gripin dhe rreth 17,000 infeksione virale akute të frymëmarrjes”, tha ajo.

Sipas saj, kjo situatë epidemiologjike pritet për këtë periudhë të vitit dhe në periudhën e ardhshme, për një javë ose dy, po i afrohemi pikut të sëmundjes.