SHOQATA E SHKRIMTARËVE” FENIKS” NË DOBROSIN !
Sot në kuadër të Karvani të Shkrimtarëve të Luginës, Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”, mbajti orë letrare në paralelen e ndarë të shkollës fillore “Sami Frashëri” në Dobrosin.
Në këtë shkollë, shkrimtarët i pritën personeli arsimor dhe nxënësit e kësaj shkolle, të cilët u treguan të disiplinuar gjatë mbarëvajtjes së orës letrare.
Orën letrare e hapi poeti, njëherit edhe mësuesi i kësaj shkolle, z. Arsim Halili, i cili i dëshiroi mirëseardhje poetëve të pranishëm.
Kryetari i Shoqatës, Avni Shaqiri, i përshëndeti të pranishmit dhe filloi t’i prezantojë dhe t’i thërras për t’i lexuar poezitë e tyre poetët e pranishëm.
Në këtë orë letrare morën pjesë dhe lexuan: Bilall Maliqi, Avni Shaqiri, Arsim Halili dhe aforisti, Halim Hasani.
pati edhe recitime nga nxënësit e kësaj shkolle.
a1info