BEDRI HAMZA: PDK S’DO TË KETË KOALICION ME LVV-NË
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së. z. Bedri Hamza, në konferencën për shtyp që e mbajti në selinë e PDK-së ndër të tjera shprehet se “PDK-ja nuk do të lidh koalicion me LVV-në, kjo për shkak të programeve të ndryshme, sjelljes së tij jo të hijshme gjatë fushatës, prandaj do të presim rezultatet finale që së shpejti do të dalin dhe sipas ligjit i takon partisë fituese që i pari të provoj koalicionin e nëse nuk mundet atëherë i bie që partia e dytë ta formojë koalicionin”.
Ai, më tej në pyetjen e gazetarëve për përqindjet e fituara, tha se “LVV-ja ka ramje të theksuar në këto zgjedhje në krahasim të zgjedhjeve paraprake, ndërsa PDK, LDK e AAK kanë rritje”.
a1info