ANALISTI MIFTARAJ: ASKUSH NGA NDËRKOMBËTARËT NUK IA UROI FITOREN KURTIT ?!

Publikuar 1 vit më parë

Deri më tani numërimi i votave ka arritur në 93 për qind, ku Lëvizja Vetëvendosje ka një përqindje prej 41%, PDK 22.46%, LDK 17.66 % dhe AAK-Nisma  7.51%.

Por në lidhje me këtë proces si dhe radhitjen e VV-së në krye të kësaj liste, nuk pati asnjë urim nga ndërkombëtarët.

Njohësi i rrethanave politike,  Ehat Miftaraj , për Lajmi.net, lidhur me këtë shprehet:

“Ende as edhe një urim nga Uashingtoni, Brukseli, Berlini, Parisi, Londra apo Roma per zgjedhjet ne Kosove! Apo ka pasur urime, por unë nuk i kam pare??”,deklaroi ai.

Ndryshe mbrëmë rreth orës 00:00, kreu i VV-së Albin Kurti veçse shpalli fitoren e Vetëvendosjes anipse përqindja që i duhet për formimin e Qeverisë së re të Kosovës nuk është arritur ende.

Ndryshe Albin Kurti si kreu i Qeverisë së Kosovës pati kohë pas kohe “telashe” edhe me ndërkombëtarët. Marrëdhëniet jo të mira me SHBA-të së fundi i bëri të ditura edhe emisari amerikan, Richard Grenell.

E nga Bashkimi Evropian Kosova vazhdon të jetë e sanksionuar. Nuk dihet nëse këto marrëdhënie do përmirësohen, apo situata do vazhdojë të jetë po e njëjta.