KRYETARI I KQZ-SË, KRESHNIK RADONIQI, BËN THIRRJE PËR PROCES ZGJEDHOR TË QETË DHE DEMOKRATIK

Publikuar 1 vit më parë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka ushtruar të drejtën e tij për votë në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Kosovë, njofton Kosova press, përcjell a1info.

Radoniqi është personi i parë i cili  voton dhe hap këtë proces zgjedhor – të parin të rregullt që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008.

Derisa Radoniqi ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, bëri thirrje për proces zgjedhor të qetë dhe demokratik.

Teksa ftoi qytetarët të votojnë, kryesuesi i KQZ-së u shpreh se i gjithë materiali sensitiv dhe jo sensitiv është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit./KosovaPress.