9 SHKURTI-DITA NDËRKOMBËTARE E INTERNETIT TË SIGURT (SID)
Kjo ditë organizohet çdo vit në muajin shkurt për të nxitur përdorimin e përgjegjshëm dhe të sigurt të internetit dhe teknologjisë nga fëmijët dhe të rinjtë. Çdo vit ISIGURT në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Internetin e Sigurt organizon aktivitete ndërgjegjësuese. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është informimi, por edhe thirrja për të bashkërenduar përpjekjet e të gjithë aktorëve, prindërve, mësuesve dhe fëmijëve, që përvojat “online” të fëmijëve të jenë vetëm pozitive.
Dita e Internetit të Sigurt është bërë një ngjarje historike në kalendarin e shumë shteteve , përfshirë edhe Shqipërinë. Duke filluar si një iniciativë e projektit SafeBorders të BE-së në vitin 2004 dhe një vit më vonë nga Rrjeti Insafe, Dita e internetit të Sigurt është rritur përtej zonës së saj tradicionale gjeografike dhe tani festohet në rreth 140 vende të botës.
a1info