PRESHEVARI DR. AGRON RAMADANI SHEF I KLINIKËS PSIKIATRIKE NË LONDËR
Për Open-TV nga Namyr (Belgjikë), Muhamed Bektashi
Dr. Agron Ramadani, i lindur në Preshevë ku kreu shkollën fillore dhe të mesme, sot ka arritur majat në shkencën e mjekësisë në fushën e psikiatrisë dhe psikoanalizës.
Studimet e mjekësisë i filloi në Prishtinë dhe si absolvent u detyrua t’i vazhdoj në Sarajevë, pas mbyllnes së fakulteteve.
Pas fillimit të luftës në Bosnje, ai emirgoi në Angli me të vetmin qëllim që t’i përkushtohet ngritjes profesionale në fushën e mjekësisë.
Sot, dr. Agron Ramadani është anëtar i specializuar i Kolegjit Royal i Mbretërisë së Bashkuar. Anëtar i përhershëm i specializuar në General medikal Consil Anëtar në Tavistok dhe Institut of psycho – analysts.
Specialist i psiko –analizës, specialist i psikiatrisë, magjistër i psiko – analizës.
Specializimet dhe magjistraturën i kreu në: Tavistok and Portman NHS Trust, në fushën e psiko-analizës në Universitetin e Londrës dhe Universitetin Essex në Mbretërinë e Bashkuar në qendrën për studime psiko-analitike ku gjithashtu mori titullin magjistër i psiko-analizës.
Dr. Agroni kompletoi analizën personale me prof. dr. Eric Brenman, gjenerata e parë e studentëve të Sigmund Freud ku kësaj gjenerate i takojnë dhe Melaine Klein dhe Hana Segale.
Vlen të theksojmë se prof dr Eric Brenman ishte kryetar i asociacionit të psiko-analistëve botëror dhe i Mbretërisë së Bashkuar.
Pra, dr. Agroni i takon plejadës së dytë të gjeneratës së psiko-analistëve botëror pas Sigmund Freud.
Për shërbimet e ofruara psiko-analitike, dr Agron Ramadani u falënderua nga shumë figura të botës së artit, filmit, muzikës dhe sportit.
Dr. Agron Ramadani ushtroi profesionin e vet në dy fusha të specializuara (psikiatri dhe psikoanalizë) në shumë spitale dhe institucione të shëndetit mendor në Mbretërinë e Bashkuar.
Për më shumë se një dekadë në Neuropsikiatri ishte specialist për lëndime të trurit, fushë kjo sub-specialistike të shëndetit mendor që praktikohet vetëm në disa qendra botërore të sub-specializuara.
Dr. Agroni për momentin udhëheq Psikiatrinë intenzive në Huntervombe Hospital në Londër.
Është anëtar i rregullt si specialist i General Consil dhe i Kolegjit të psikiatrave Royal në Mbretërinë e Bashkuar si dhe anëtar i shoqatës evropiane dhe botërore të psikiatrave.
Pjesëmarrës dhe ligjërues në shumë simpoziumeve shkencore në fushën e psikiatrisë në Evropë dhe më gjërë.
Pas shumë kërkesave nga Kosova, Shqipëria dhe nga trojet tjera shqiptare, dr. Agroni nga viti i kaluar ka vendosur të ofrojë shërbime psikiatrike dhe psiko-terapeutike një herë në muaj (nga tre ditë) në Ordinancën Psikiatrike, “LONDON CLINIC” në Prishtinë.
30 vite në shërbim të pacientëve, modest dhe larg ekspozimit nëpër media. Ky është dr. Agron Ramadani, preshevari që nuk i shkëputi rrënjët nga atdheu./Open-TV/, përcjell a1info.