VISAR MEMETI : ARDITË ME ÇIVIJA NUK MBULOHET HAJNIA !

Publikuar 1 vit më parë

Kryetari i APN-së, Visar Memeti ka kritikuar kryetaren e e komunës, Ardita Sinani, lidhur me skandalin e renovimit të karrikave dhe të dyshemesë së Shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.

Ai tha se me çivija nuk mbulohet hajnia!

Të gjitha këto kritika, ai i postoi në faqen e tij të facebookut:

“MË NË FUND QENKA LAJMËRUAR KRYETARJA JONË PËR SKANDALIN E RENOVIMIT TË KARRIGEVE DHE DYSHEMESË NË SHTËPINË E KULTURËS NË PRESHEVË

Arditë, me çivija nuk mbulohet hajnia!

Tashmë edhe opinioni ju ka mësuar që saherë që flisni për transparencë e cilësi, dihet që flisni për hajni e pa cilësi!

Duke mos pasur ku të kapet, dhe si të dal nga ky skandal që vet e ka shkaktuar, është munduar që fajin tu a hedh pushtetit të kaluar.

Sa për sqarim, tenderi është përpiluar nga Komisioni joprofesional, në përbërje të shoferit dhe gruas së këshilltarit të kryetares dhe dy familjarve të kryetarit tjetër, duke i anashkaluar shërbimet profesionale, ku ky komision është i obliguar që ta shqyrtoj projektin dhe pastaj ta shpallë në tender.

Mjetet e fituara nga Ministria kapin shumën e 55 mijë Euro, mjete këto të fituara nga pushteti i kaluar, kurse kompania joprofesionale që ka fituar projektin ka dhënë ofertën prej afro 28 mije Euro, në bazë të tenderit të përpiluar nga ky Komisioni juaj.

Sikur dhe t’a dija paraprakisht që po përgatitet hajnia e orkestruar nga ju, për këtë, dy herë kam reaguar pikërisht për projektin në fjalë, që ia keni dhënë kompanisë joprofesionale, një tender të përpiluar nga militantët tuaj joprofesional.

Logjika është e thjesht, edhe kësaj radhe keni zgjedhur komisionin me militantë injorantë dhe kompaninë e kanalizimeve për të bërë këto marifete, për të cilat ka hapësirë për hulumtim të organeve të hetuesisë.

P.S.

Sa për cilësi dhe profesionalizmin tuaj, mjafton me e pa asfaltimin e rrugës Cakanoc-Miratoc, projekt ky që mban vulën e Ardita Sinanit”

A1info