VISAR MEMETI: PUSHTETI I ARDITA SINANIT NUK KA PAGUAR SHPËRBLIMET PËR FËMIJËT E POSALINDUR AS SHPENZIMET PËR VDEKJE

Publikuar 1 vit më parë

Kryertari i APN-së, Visar Memeti ka kritikuar kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinanin,  lidhur me mospagesën e shpërblimit të fëmijëve të posalindur dhe rasteve të vdekjes.

Ai në postimin e tij pohon se ky pushtet që nga muaji gusht i vitit të kaluar nuk ka bërë asnjë pagesë edhe pse ka pasur lindje dhe raste të vdekjes.

Më tuje kryetari, Memeti thotë se kryetarja nuk e ka hallin e qytetarëve, por është fokusuar për fushatë, pra për t’i ndihmuar shefit të tij.

Memeti, në faqen e tij të facebookut, lidhur me këtë shkruan:

“Hera e fundit kur ky pushtet i imponimit dhe i mungesës së përgjegjësisë institucionale e morale, ka kryer këto pagesa ka qenë data 26 gusht të vitit 2024

Që nga ajo datë kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj, dhe pushteti lokal, me në krye Ardita Sinanin, ende nuk ka kryer asnjë pagesë për këto kategori, duke mos ndarë as edhe një qindarkë për qytetarët që u takojnë këto mjete.

Gjatë këtyre gjashtë muajve, në komunën tonë kanë ndodhur shumë lindje dhe vdekje, kurse këto familje vazhdojnë të presin ndihmën e premtuar.

Më kanë kontaktuar shumë qytetarë të revoltuar të komunës sonë, duke më shprehur zhgënjimin e tyre, pasi që me muaj presin mjetet financiare që u takojnë.

Ndërkohë, ky pushtet vazhdon të mos e ketë aspak hallin e qytetarëve, pasi që kryetarja jonë është e preokupuar me fushatën parazgjedhore në Kosovë, duke u munduar t’i sigurojë vota shefit të vet, për të aryetuar rrogën e saj të këshilltares”

A1info