DEPUTETI SHAIP KAMBERI: SNS KA NË KONTROLL TOTAL SHTETIN

Publikuar 1 vit më parë

Deputeti Popullor në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi në postimin e tij në fb., shprehet se SNS është Parti –shtet dhe se ajo ka në kontroll tërë shtetin.

Ai në faqen e tij të facebookut shkruan se, “pushteti i Aleksandar Vuçiqit dhe Partisë Përparimtare Serbe (SNS) është shtrirë në të gjitha nivelet e administratës dhe institucioneve shtetërore. Që nga ndërmarrjet publike e deri te sistemet e drejtësisë dhe sigurisë. SNS ka monopol të plotë mbi shtetin, veçanërisht në rajonet si Pçinja dhe Jabllanica, ku përfshihen edhe komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”.

Ai më tej potencon se “të gjitha postet kyçe në Qeveritë e Qarqeve, sidomos në Pçinjë dhe Jabllanicë, janë nën kontrollin e SNS. Kjo përfshin edhe vendimmarrjen për komunat me shumicë shqiptare, Bujanoci dhe Medvegja, ku politikat diskriminuese kundër shqiptarëve vazhdojnë pa pengesa.

Institucionet kryesore ekonomike dhe shërbimet publike janë në dorën e SNS: Posta e Serbisë (PTT), Elektrodistribuimi (Sistemi energjetik dhe shpërndarja e rrymës), ndërmarrjet e transportit dhe infrastrukturës publike”.

Në faqen e tij, ndër të tjera shkruan:

“Në Serbi, pushteti i Aleksandar Vuçiqit dhe Partisë Përparimtare Serbe (SNS) është shtrirë në të gjitha nivelet e administratës dhe institucioneve shtetërore. Që nga ndërmarrjet publike e deri te sistemet e drejtësisë dhe sigurisë. SNS ka monopol të plotë mbi shtetin, veçanërisht në rajonet si Pçinja dhe Jabllanica, ku përfshihen edhe komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Asnjë segment i qeverisjes nuk është i lirë nga ndikimi i SNS. Të gjitha organet administrative, komunale dhe rajonale janë të kontrolluara nga ky subjekt, duke mos lënë hapësirë për një administratë neutrale dhe profesionale.

Të gjitha postet kyçe në Qeveritë e Qarqeve, sidomos në Pçinjë dhe Jabllanicë, janë nën kontrollin e SNS. Kjo përfshin edhe vendimmarrjen për komunat me shumicë shqiptare, Bujanoci dhe Medvegja, ku politikat diskriminuese kundër shqiptarëve vazhdojnë pa pengesa.

Institucionet kryesore ekonomike dhe shërbimet publike janë në dorën e SNS: Posta e Serbisë (PTT), Elektrodistribuimi (Sistemi energjetik dhe shpërndarja e rrymës), ndërmarrjet e transportit dhe infrastrukturës publike.

Nëpërmjet kontrollit të tyre, SNS jo vetëm që menaxhon burimet ekonomike, por edhe përdor këto institucione si mjet për të mbajtur pushtetin dhe për të favorizuar militantët e saj.

Edhe shëndetësia dhe siguria publike janë nën një sistem të mbyllur ku SNS vendos gjithçka: Spitalet, qendrat shëndetësore dhe institucionet e tjera mjekësore në rajonet jugore janë nën kontrollin e plotë të SNS. Vendosja e kuadrove të emëruar nga partia ka eliminuar çdo shans për një administratë profesionale dhe të pavarur.

Nga komandat lokale deri te pozitat më të larta, struktura e policisë është në duart e SNS. Kjo bën që të gjitha veprimet e policisë në rajon, sidomos ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të jenë të ndikuara politikisht. Si pasojë e këtij kontrolli vjen pasivizimi i adresave si metodë administative e shpopullimit.

Edhe drejtësia, që në teori duhet të jetë e pavarur, është bërë një instrument i politikës së SNS. Të gjitha postet kryesore në gjykata dhe prokurori janë të mbushura me njerëz të kontrolluar nga partia. Ky sistem nuk lë hapësirë për një drejtësi të paanshme, duke krijuar një sistem që favorizon anëtarët e SNS dhe ndëshkon kundërshtarët politikë.

Në një lëvizje të fundit, pushteti i SNS ka filluar të kapë drejtpërdrejt edhe qeverisjen në Bujanoc, sepse nga shumica kontrollohet nga SNS, duke shtyrë përpara agjendën e saj politike dhe duke ndryshuar balancën e pushtetit në dëm të shqiptarëve.

Në Medvegjë shqiptarët janë të përjashtua tërësisht edhe nga qeverisja komunale. Kjo është një përpjekje e qartë për të forcuar dominimin e regjimit në këto komuna për të minimizuar ndikimin politik të shqiptarëve edhe në qeverisjet komunale.

Me këtë kontroll total mbi shtetin dhe institucionet, SNS, de facto, ka kthyer Serbinë në një sistem njëpartiak, ku çdo mekanizëm administrativ, ekonomik, gjyqësor dhe i sigurisë i shërben interesave të saj politike.

Organizata me renome ndërkombëtare, Freedom House, ka kualifikuar Serbinë si “Demokraci hibride”. Një konroll i këtillë i shtetit nga një parti nuk le aspak hapësirë për të realizuar të drejtat e pakicave, për të respektuar diversitetin, për të pranuar “të tjerët”.

Në vend të kësaj, gjuha e urrejtjes, e përdorur nga zyrtarë shtetëror, ditë e përditë, nxit intolerancën dhe albanofobinë.

Prandaj rënia e pushtetit të Vuçiqit, pavarësisht se e ardhmja poashtu është me shumë të panjohura, është edhe në interes të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”.

A1info