KONCERT HOMAZH NË PODUJEVË( BESIANË) PËR DËSHMOREN E KOMBIT YLFETE HUMOLLI
Sot në sallën e Teatrit “Avdush Hasani” në Besianë u organizua një koncert homazh për dëshmoren e kombit, Ylfete Humolli, në 35 vjetorin e rënies, organizuar nga Komuna e Besianës, ndërsa këtë koncert e përgatitën: Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmedi.
Të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës z. Shpejtim Bulliqi, ministrja e arsimit, zonja Arbërie Nagavci si dhe mysafir nga Maqedoniua e Veriut, Shqipëria dhe Lugina e Preshevës.
Në fillim para të pranishmëve u dha një monolog i përgatitur bukur mirë për Ylfete Humollin, më pastaj për ti përshëndetur të pranishmit doli kryetari i komunës, z. Shpejtim Bulliqi, i cili e çmoi lart atdhetarizimin e Ylfetes dhe të shokëve të saj të rënë në demostratat e vitit 1990 nëpër rrugët e Podujevës.
Pati pika muzikore të interpretuara nga mezzosopranja Besiana Mehmeti, sopranja, Adelina Paloja, ndërsa pianiste ishte Alba Muçolli.
Mysafir special nga Tirana kishin ardhur edhe Zhani Cika dhe profesoresha Reudina Cika, e cila intonoi një pikë me piano.
a1info