POETI AFRIM DEMIRI FITUES I ÇMIMIT “PENA E FLAKËS 2025”

Publikuar 1 vit më parë

Poeti Afrim Demiri me poezinë “Zogu i ujit”, është fitues i Çmimit “Pena e Flakës”, aktivitet letrar që organizohet në kuadër të Manifestimi kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2025”,  që po mbahet në Gjilan.

Ndërsa në kategorinë “Juvenis Pena” (për krijuesit e rinj deri ne 25 vjeç), që është risia e “Penës…”, së këtij viti, poetja, Erdë Mehmeti me poezinë “Lutem”, është fituese e çmimit.

Juria vlerësuese e Orës së Madhe Letrare, në përbërje: Halil Matoshi, Albina Idrizi dhe Fatos Rushiti, përzgjodhën poezitë fituese të poetëve përkatës, çmime këto që fituesve do t’u dorëzohen në aktivitetin përmbyllës të “Flakës së Janarit 2025”,  në “Gala Mbrëmje” që mbahet po sot, njofton 2Online, përcjell a1info.

Sipas Portalit 2online, Ora e Madhe Letrare u mbajt në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, nisi me deklamimin e një poezie të Ali Huruglicës, derisa 16 poetë të përzgjedhur paraprakisht në bazë të thirrjes publike, i lexuan poezitë e tyre në garë për çmimin “Pena e Flakës”, (për krijuesit e dëshmuar) dhe 5 poetë në kategorinë “Juvenis Pena” (për krijuesit e rinj deri ne 25 vjeç).

Ja lista e poetëve që lexuan në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës”, në të dyja kategoritë.

“Pena e Flakës”: Adem Xheladini, Sonila Strakosha, Zana Pira, Afrim Demiri, Ajne Iberhysaj, Selvete Abdullahu, Ramë Oraca, Klejda Plangarica, Arsim Halili, , Hava Muçollari, Arlind Farizi, , Selajdin Shabani, Shqipe Hasani, Minivere Muja Maka, Nurie Maliqi Baduni dhe Nazmije Hasani,

“Juvenis Pena”: Doruntinë Elezi, Dion Dragaj, Erdë Mehmeti, Mifeta Buhiqi dhe Blinera Hajdari.

Të gjitha poezitë e lexuara u përcollën nën tingujt magjik të violonçelit, luajtur nga profesoresha Arzije Jusufi.

Përndryshe, pjesë e aktivitetit të sotëm ishte edhe bërja publike e rezultateve të konkursit anonim letrar të “Flakës së Janarit 2025”.

Juria e konkursit anonim letrar në përbërje, Ilire Zajmi, Liridonë Mehmeti dhe Majlinda Bregasi, kanë vlerësuar:

Në poezi:

Shpërblimi i parë i jepet poezisë:  Kthimi në Eden, shifra: 2001 Poezi

Shpërblimi i dytë poezisë: Kalendar me baltë, shifra: Prilli 1999

Shpërblimi i tretë poezisë: Unëdheunë shifra Rumi

Për botim janë përzgjedhur edhe shtatë poezi.

Në prozë:

Shpërblimi i parë i jepet tregimit: Konserva, shifra: Prilli

Shpërblimi i dytë:   Gjahu i balsamosur, shifra: Gjahu

Shpërblimi i tretë:  Dritë-hijet e harresës, shifra Dritë-hija.

Për botim janë përzgjedhur edhe shtatë tregime.

Përndryshe, manifestimi i sivjetmë i “Flakës së Janarit 2025”, përmbyllet sonte me “Gala Mbrëmjen” e cila mbahet në “Vali Ranch” Resort (ora 18:00).