SHKËLZEN T. ARIFI NGA PRESHEVA (RAINCA) SPECIALIST I RADIOLOGJISË
Dr. Shkëlzen T. Arifi, tani specialist i Radiologjisë ka dhënë provimin e tij për këtë fushë deficitare të mjekësisë, me këtë ju shtua komunës sonë një specialist i radiologjisë.
Ai në postimin e tij në facebook përveç tjerash thekson se ky provim është jo vetëm një pikë kulminante në karrierën time, por për të dhënë kontribut në fushën e rediologjisë, njofton a1.info.
Dr. Shkëlzeni më tej në shkrim e tij shprehet:
“Ky ka qenë një rrugëtim i gjatë, plot sfida dhe mundime, por gjithashtu shumë kënaqësi dhe këndvështrime të reja që kam fituar. Falenderoj të gjithë mentorët, kolegët , familjarët dhe miqtë që më mbështetën dhe më udhëhoqën gjatë këtij procesi. Pa ndihmën dhe mbështetje tuaj, kjo do të kishte qenë shumë më e vështirë.
Ky provim është jo vetëm një pikë kulminante në karrierën time, por gjithashtu një hap përpara për të ofruar më shumë kontribut në fushën e Radiologjisë dhe për të vazhduar zhvillimin tim profesional dhe personal. Shpresoj që ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm dhe që të vazhdoj të rritem si profesionist dhe si individ”.