AHMED –AL SHARAA, EMËROHET PRESIDENT I PËRKOHSHËM I SIRISË

Publikuar 1 vit më parë

Komandanti ushtarak rebel, Hassan Abdul Ghani gjithashtu njoftoi anulimin e kushtetutës së Sirisë të vitit 2012 dhe shpërbërjen e parlamentit, ushtrisë dhe agjencive të sigurisë së ish-regjimit, sipas agjencisë së lajmeve Sana, lajmin e bën të ditur Panorama online, përcjell a1info.

Si president, Sharaa do të formonte një këshill të përkohshëm legjislativ për të ndihmuar qeverisjen derisa të miratohej një kushtetutë e re, tha ai.
Sipas tij, të gjitha grupet rebele që kundërshtuan Assadin në luftën civile 13-vjeçare do të shpërbëhen dhe do të integrohen në institucionet shtetërore.
Lajmi erdhi gjatë një takimi në Damask ku morën pjesë komandantët e fraksioneve që luftuan përkrah aleancës rebele të udhëhequr nga grupi islamik i Sharaa-s, Hayat Tahrir al-Sham (HTS).
HTS – një ish degë e Al-Kaedës që ende cilësohet si një organizatë terroriste nga OKB, SHBA, BE dhe Britania e Madhe, dominonte më parë bastionin e fundit të rebelëve në Sirinë veriperëndimore.