KRYETARJA E PRESHEVËS, ARDITA SINANI, PËRKUJTON VRASJEN MIZORE TË VËLLEZËRVE SAQIPI NGA DOBROSINI.

Publikuar 1 vit më parë

Kryetarja e komunës së Preshevës, zonja Ardita Sinani e përkujton vrasjen mizore të vëllezërve Saqipi nga fshati Dobrosin të Bujanocit, njëzetë e pesë vjet më parë. Ajo ndër të tjera shkruan se vëllezërit, Saqipi ishin vrarë, teksa ishin duke u kthyer nga mali, ku kishin shkuar për të siguruar drunj për dimër, dhe sipas saj, prej aty u ngrit një popull në rezistencë ndaj shtypjes.

Në postimin e zonjës, Sinani thuhet:

“Sot, 25 vite më parë, kujtojmë vrasjen mizore të Isa dhe Shaip Saqipit në Dobrosin, të ekzekutuar pa faj nga ata që ende mbanin duart e përgjakura nga masakrat në Kosovë.

Dy shqiptarë që po ktheheshin nga mali, duke sjellë drunj për familjet e tyre, u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Por me humbjen e dy jetëve, u ngrit një popull i tërë në rezistencë ndaj shtypjes.

26 janari shënon një pikë kthese historike, me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, simbol i guximit, krenarisë dhe përkushtimit për liri. Në radhët e saj, shumë djem e vajza të guximshme mbrojtën pragun e shtëpisë, ndaluan shtypjen dhe alarmuan faktorin ndërkombëtar, duke e internacionalizuar çështjen e Luginës.

Kjo ditë përjetësohet si simbol i krenarisë sonë kombëtare, ndërsa dëshmorët e rënë kujtohen me nderim dhe mirënjohje të përjetshme për sakrificën e tyre.

Lavdi dëshmorëve!”