JAVA EVROPIANE KUNDËR KANCERIT TË QAFËS SË MITRËS.
JAVA EVROPIANE KUNDËR KANCERIT TË QAFËS SË MITRËS.
Ka nisur Java Evropiane kundër Kancerit të qafës së mitrës nga data 21 deri më 28 janar.
Këtë javë mbahen legjerata edukative, lidhur me shkaqet e kësaj sëmundje, për pacientë, simptomet, faktorët e rrezikut si dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje me fokus të veçantë në zbulim të hershëm me anë të Pap testit dhe me mënyra të tjera.
Në Preshevë ende nuk ka ndonjë shënim të kësaj jave sensibilizuese, apo ndoshta janë mbajtur në ambiente të mbyllura ambulantore, por nuk ka ndonjë njoftim lidhur me mbajtjen e ndonjë aktiviteti.