8 SHKURTI-DITA BOTËRORE E EPILEPSISË!

Publikuar 5 muaj më parë

Epilepsia është një çrregullim i trurit i karakterizuar nga kriza të përsëritura, të paprovokuara. Është një ndër çrregullimet më të shpeshta neurologjike që prek rreth 50 milionë banorë në të gjithë botën.

Epilepsia është sëmundje që shpesh shoqërohet dhe me sëmundje të tjera, krijon stigmatizim tek ata që vuajnë nga ajo dhe familjet e tyre, ka risk të rritur për mortalitet të parakohshëm.

Incidenca e epilepsisë është rreth 50 raste të reja në vit për vendet e zhvilluara dhe 100 raste të reja në vit për ato në zhvillim.

Prek çdo moshë dhe çdo shtresë sociale. Është lehtësisht më e shpeshtë te meshkujt. Ka edhe bazë trashëgimie në disa raste. Duhen të paktën dy kriza të paprovokuara që të vihet diagnoza e epilepsisë. Për shkak se epilepsia shkaktohet nga aktiviteti jonormal i qelizave të trurit, mund të dëmtojë qoftë përkohësisht disa procese të rëndësishme të trurit.

Një krizë epileptike mund të japë konfuzion të përkohshëm, çrregullim të të folurit, lëvizje të pakontrollouara të anësive, humbje të vetëdijes. Këto simptoma variojnë nga lloji i epilepsisë. Shumica e personave që vuajnë nga kjo sëmundje tentojnë të kenë një lloj krize epileptike, pra që simptomat të jenë të njëjta ose të ngjashme me krizat paraardhëse.

A1info