8 MAJI – DITA BOTËRORE E KRYQIT TË KUQ DHE GJYSMËHËNËS SË KUQE !

Publikuar 1 vit më parë

Këtë vit, në të gjithë botën, 8 maj – Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe kremtohet në mbarë botën në moton “Kudo për këdo” nga Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe, lëvizja më e madhe vullnetare në botë, pjesë e së cilës janë 190 shoqata të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, me mbi 17 milion vullnetarë.
Në çdo 8 maj, kudo në botë përkujtohet Dita e Luftës kundër Talasemisë, kësaj sëmundjeje të shekullit XX dhe të shekullit XXI, që është përhapur shumë veçanërisht vitet e fundit në botë.
Në këtë ditë bëhen të gjitha përpjekjet për të sensibilizuar sa është e mundur njerëzit që të dhurojnë gjak të sigurt për personat e prekur nga kjo sëmundje.
Federata Ndërkombëtare e Talasemisë (TIF), në të cilën përfshihen 91 shtete, lufton për të gjetur metoda të reja për trajtimin dhe kurimin e talasemikëve, pjesa me e madhe e të cilëve janë fëmijë, por edhe adoleshentë dhe të moshës madhore.
Edhe në Luginën e Preshevës, kjo datë me rëndësi të madhe kremtohet me aksione të dhënies së gjakut për të shpëtuar jetë.

A1info