6 KORRIKU-DITA NDËRKOMBËTARE E PUTHJES
6 korriku shënon Ditën Ndërkombëtare të Puthjes, një festë e krijuar për të kujtuar rëndësinë e shprehjes së dashurisë dhe afërsisë.
Festa lindi në Britaninë e Madhe në vitin 1990 dhe shumë shpejt u kthye në një traditë që festohet në mbarë botën. Qëllimi kryesor është të theksojë vlerën e emocioneve, jo vetëm në raportet në çift, por edhe në marrëdhëniet miqësore apo familjare.
Puthja konsiderohet gjithashtu një gjest me përfitime të shumta shëndetësore, pasi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe stimulon lirimin e hormoneve të lumturisë si endorfina dhe oksitocina.
a1info