50 libra në gjuhën shqipe dhurohen për burgun e Vranjës

Publikuar 1 vit më parë

Me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë, biblioteka e Burgut të Qarkut të Vranjës është pasuruar me 50 libra në gjuhën shqipe, duke u dhënë mundësinë të dënuarve shqiptarë të lexojnë në gjuhën e tyre amtare.

Kjo iniciativë u realizua me kërkesën e deputetit të Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, dhe u mbështet nga Biblioteka e Bujanocit, e cila përzgjodhi tituj nga koleksioni i saj prej 30,868 librash në shqip.

“Reaguam menjëherë, dhe me miratimin e Ministrisë së Drejtësisë, dhuruam 50 libra për burgun e Vranjës,” deklaroi drejtoresha e bibliotekës së Bujanocit, Jelena Simiq.

Kjo nismë synon jo vetëm të pasurojë bibliotekën e institucionit, por edhe të kontribuojë në respektimin e të drejtave kulturore dhe arsimore të të burgosurve shqiptarë.