4 SHTATORI-DITA NDËRKOMBËTARE E SHËNDETIT SEKSUAL!

Publikuar 8 muaj më parë

4 shtatori është Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Seksual, një ditë ndërgjegjësimi që promovon avokimin global për të promovuar shëndetin dhe mirëqenien seksuale për të gjithë individët.

Shëndeti seksual është një pjesë integrale e shëndetit të njeriut. Një rëndësi të veçantë për komunitetet LGBTI, pasi nënvizon rëndësinë e edukimit gjithëpërfshirës për shëndetin seksual, aksesin në shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe çrrënjosjen e diskriminimit dhe stigmës.

Për individët LGBTI, të cilët shpesh përballen me sfida unike në lidhje me shëndetin seksual, e drejta për shëndetin seksual u mohohet pasi që përballen me shkallë të lartë të diskriminimit përshkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Seksual është një mundësi për të nxitur mirëkuptimin dhe pranimin, duke siguruar që të gjithë individët, pavarësisht nga orientimi i tyre seksual ose identiteti gjinor, të kenë akses në mbështetjen dhe burimet që u nevojiten për të bërë jetë të shëndetshme dhe të përmbushur.

A1info