⚠️ Brnabiq e revoltuar për mungesën e kryetarëve: ata kryetarë që nuk morën pjesë do të kenë pasoja – Presheva mund të ketë pasoja.
Beograd / Preshevë – A1info
Portali A1info mëson se kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, ka shprehur pakënaqësi dhe revoltim për mospjesëmarrjen e disa kryetarëve të komunave në takimin e fundit në Beograd, ku u diskutua procesi i legalizimit të objekteve pa leje. Brnabiq ka paralajmëruar se komunat që nuk kanë marrë pjesë do të përballen me pasoja, që lënë për të kuptuar edhe për Komunën e Preshevës.
Në takim u vendos që komunat e vogla të krijojnë grupe punuese prej 5 antarësh, të përgatitura edhe me pajisjet teknike të nevojshme – kompjuterë, printerë dhe mjete të tjera.
Pasiqë kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, nuk ka marrë pjesë, në postimin e saj në rrjetet sociale nuk ka deklaruar se komuna ka ndërmarrë apo do të marrë hapa konkretë për formimin e grupeve.
Në këtë rast, zonja Sinani është dashur të informojë se çka ka ndërmarrë për grupet punuese në Preshevë, nëse do t’i rritë kapacitetet apo si do të veprojë, por kryetarja ka publikuar vetëm disa informacione që tani i kemi online prej një muaji.
Përmes Facebook-ut, Sinani po përpiqet të shmangë përgjegjësinë, duke publikuar vetëm udhëzime për qytetarët. Qytetarët e kanë vlerësuar se kjo tregon joseriozitet ndaj tyre dhe theksojnë se komuna nuk po shfaq interes fare për përgatitje dhe implementim efektiv të grupeve punuese.
Megjithatë, përmes raportimit të mediave, kryetarja po zgjohet nga letargjia për situatën reale dhe sado pak po ngjall shpresa që komuna po ndërmerr hapa përmes rrjeteve sociale, duke siguruar që qytetarët të informohen për procesin e legalizimit.
A1info vlerëson:
“Komuna ka përgjegjësi të veprojë dhe jo vetëm të shpërndajë informacione që qytetarët tashmë një muaj i kanë të qasshme online,” – vlerësojnë analistët.
Ky zhvillim tregon një mungesë koordinimi institucional dhe një dobësi politike lokale, ndërsa shteti po i jep prioritet legalizimit të objekteve si një proces të rëndësishëm ekonomik dhe social.