31 KORRIKU-DITA BOTËRORE E RANGERSAVE
Dita Botërore e Rangers-ave festohet çdo vit më 31 Korrik dhe organizohet nga Shoqatat e Federatës Ndërkombëtare të Ranger (IRF), Thin Green Line Foundation, si dhe nga organizata, shkolla dhe individë që mbështesin punën e Rangers-ave dhe IRF në mbarë botën.
Për herë të parë, Dita Botërore e Rangers-ave u festua në 2007 me rastin e 15 vjetorit të themelimit të IRF.
Kur flasim për zona të mbrojtura, një element i cili qëndron gjithmonë në brendësi të tyre, janë pikërisht rojtarët e këtyre mjediseve kaq të rëndësishme; Rangers-at. Sa herë që një rrezik i kanoset natyrës, janë ata të cilët vihen përpara detyrës për minimizimin e këtij dëmi si dhe për mbajtjen sa më të sigurt pasuritë natyrore kaq të vlefshme për natyrën dhe vetë njerëzimit.
Dita e Botërore e Rangers-ave u vendos si e tillë për të vlerësuar punën e palodhur dhe rolin e tyre të rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave të spikatura të trashëgimisë natyrore dhe kulturore.
a1info