27 QERSHORI-DITA E GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË

Publikuar 1 muaj më parë

27 qershori njihet historikisht dhe përkujtohet si Dita e Gjenocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë.
Kjo datë shënon nisjen e masakrave dhe shpërnguljes masive të shqiptarëve nga Çamëria në vitin 1944, duke sjellë spastrimin etnik të trevës.

Forcat greke garantuan se në rast të dorëzimit të armëve asgjë e keqe nuk do t’u ndodhte shqiptarëve të Çamërisë, gjatë takimit që patën me myftiun, kryetarin e këshillit të bashkisë dhe drejtorin e arsimit të Paramithisë.

Kështu thuhet në materialet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, ku theksohet se me arritjen e këtij pakti verbal, premtimi jo vetëm që nuk u mbajt nga bandat e kriminelëve të Napoleon Zervës (oficer i ushtrisë greke), por menjëherë pas mbërritjes në qytet, ata masakruan mbi 200 shqiptarë të Çamërisë.

Gjatë sulmit mbi popullsinë civile, u dëbuan mbi 30 mijë shqiptarë myslimanë dhe u vranë mbi 3 mijë të tjerë.

Ndërkaq, popullsia shqiptare ortodokse e Çamërisë u vendos nën terror për të mohuar identitetin duke vrarë parinë e saj e duke i lënë të varur në mes të qytetit për më shumë se tre ditë.

a1info