27 JANARI DITA NDËRKOMBËTARE E HOLOKAUSTIT

Publikuar 1 vit më parë

Më 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit. Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945.
Fjala “holokaust” vjen nga greqishtja e lashtë, e cila do të thotë sakrificë. Para Luftës së Dytë Botërore, ky term përdorej për të përshkruar vdekjen e një grupi të madh njerëzish.
Nga viti 1945 është bërë sinonim i përndjekjes sistematike të hebrenjve evropianë dhe vrasjeve të 6 milionë prej tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga nazistët dhe aleatët e tyre nga viti 1933 deri 1945. Hebrenjtë i referohen ngjarjes me fjalën “shoah” që do të thotë “katastrofë”.
Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë, e kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin ikur nga vendet tjera, apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri.
Kjo date me rëndësi shënohet kudo nëpër botë në nderim dhe kujtim të viktimave të Holokaustit, njofton Abc, përcjell a1nfo