27 DHJETORI-DITA NDËRKOMBËTARE E GATISHMËRISË PËR EPIDEMINË!
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që tërheq vëmendjen për nevojën për të marrë mësim nga pandemia COVID-19 dhe për t’u përgatitur për çdo shpërthim që mund të ndodhë në të ardhmen.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka shpallë 27 dhjetorin “Dita Ndërkombëtare e Gatishmërisë për Epideminë” për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që tërheq vëmendjen për nevojën për të marrë mësim nga pandemia COVID-19 dhe për t’u përgatitur për çdo shpërthim që mund të ndodhë në të ardhmen.
Në drejtim të vendimit 27 dhjetori është shpallur “Dita Ndërkombëtare e Gatishmërisë për Epideminë”.
Ndërkaq, përderisa pandemia i afrohet një vjetorit, sipas faqes Worldometers që i përpilon të dhënat mbi COVID-19, deri më tani afro 68 milionë njerëz janë infektuar me virusin, ndërsa kanë humbur jetën mbi 1,5 milion.
A1info