26 SHTATORI-DITA EVROPIANE E GJUHËVE
Dita Evropiane e Gjuhëve është më 26 shtator, ashtu siç është shpallur nga Këshilli i Evropës më 6 dhjetor të vitit 2001, dhe që është përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i saj është të nxisë mësimin e gjuhëve në të gjithë Evropën dhe si e tillë mbështetet edhe në iniciativën e Këshillit të Evropës.
Kjo ditë është vlerësuar si një ditë nxitëse por dhe gjithë përfshirëse, e cila mbështet nxënësit që të arrijnë potencialet e tyre dhe të luajnë një rol aktiv në shoqëritë e ndryshme dhe demokratike.
A1info