25 TETORI-DITA BOTËRORE E OPERËS !

Publikuar 8 muaj më parë

25 tetori ka hyrë në kalendarin botëror si Dita Botërore e Operës. Kjo ditë është përzgjedhur në nder të Zhorzh Bize dhe Johan Shtraus, të cilët lindën më 25 tetor dhe janë nga më të famshmit kompozitorë për opera e opereta.

Motoja e këtij viti është “Unboxing Opera”, një tentativë për t’i afruar më shumë njerëzit ndaj këtij zhanri muzikor, duke përjetuar e ndarë, të njëjtin entuziazëm që haset në miliona videot e ngarkuara në internet, kur njerëzit bëjnë “unboxing”. Ky term tashmë ka marrë kuptimin e njohjes dhe hapjes ndaj diçkaje të re.

Me këtë rast, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit e Ansamblit Popullor, ka kujtuar operën e parë shqiptare, me anë të një postimi në rrjetet sociale.