23 MARSI-DITA BOTËRORE E METEOROLOGJISË
Organizata Botërore Meteorologjike ( World Meteorological Organization WMO, fr Organizata Météorologique mondiale – OMM ) është themeluar më 23 mars të vitit 1950 , si organizatë ndërqeveritare dhe agjenci e veqant e Kombeve të Bashkuara e cila bashkon 188 shtete anëtare me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e shërbimeve meteorologjike , e cila është pasardhëse e Organizatës Internacionale Meteorologjike (Organizata Ndërkombëtare Meteorologjike – IMO ) , e themeluar në vitin 1873 në Vjenë . Selia OBM është në Gjenevë , president aktual është Alexander Bedritsky , ndërsa Sekretar i Përgjithshëm Michel Jarraud , i zgjedhur në Kongresin e 14 Botëror të Meteorologjisë në vitin 2003 .
Organizata Botërore Meteorologjike krijon një rrjet të vetëm , me tre qendra Botërore Meteorologjike , me 34 qendra të specializuara rajonale meteorologjike dhe 188 qendra meteorologjike shtetërore apo kombëtare , mbledh , përpunon dhe shkëmben rreth 15 milionë të dhëna në ditë dhe përpunon 2,000 harta për motin . Në sajë të këtyre të dhënave të OBM qysh në vitin 1975 , ka nxjerrë botimin e parë shkencore mbi ndryshimet në shtresën e ozonit , i cili i ka parapriu Konventës së Vjenës , Protokolit të Montrealit dhe plotësimeve të mëvonshme të saj .
Me iniciativën e Konferencës së Parë Botërore për Klimësn, të mbajtur në vitin 1976 . , tre vjet më vonë është themeluar programi jashtëzakonisht i rëndësishëm botëror për klimën i cili opinioninin ndërkombëtar e njofton me problemet e ngrohjes globale dhe vrimat e ozonit .
A1info