22 QERSHORI- DITA BOTËRORE E SELFIE
Sot, më 22 Qershor, është Dita Botërore e Selfie. Një festë e veçantë – dhe sigurisht moderne, që e ka origjinën nga një ide e televizionit prestigjioz britanik, BBC. Sapo arti i selfie u bë “zyrtar” – nga BBC por edhe nga Oxford English Dictionary, që e përfshiu termin e ri në fjalorin e tij – befas trendi u përkeqësua, duke shënuar një rënie të ngadaltë. Sigurisht, ende sot, të gjithë bëjmë foto, vetëm ose nën shoqërinë e miqve.
Por duhet thënë se tendenca e “duck face” apo gjëra të ngjashme, ka dalë disi nga moda. Sot një selfie është një foto si gjithë të tjerat, për ta bërë të pavdekshëm një kujtim, një udhëtim apo një moment.
A1info