22 NËNTORI-DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
Dita e sotme shënohet si dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit. Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe të marrë sa më shumë jehonë në mbarë trevat shqiptare.
Mes datave 14 nëntor – 22 nëntor 1908 është mbajtur një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe të marrë sa më shumë jehonë në mbarë trevat shqiptare.
Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjetë e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues.
Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse.