21 vjet nga vrasja e Dashnim Hajrullahut – kufiri Miratoc–Llojan i mbyllur, qytetarët të izoluar

Publikuar 10 muaj më parë

Sot bëhen 21 vjet nga vrasja e Dashnim Hajrullahut (15 vjeç) nga fshati Rahovicë i komunës së Preshevës, i cili më 7 janar 2005 u vra nga rojet kufitare të ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi, në zonën kufitare Miratoc–Llojan.

Në ditën kur festoheshin Krishtlindjet ortodokse, një djalë i njomë, sapo kishte filluar të lulëzonte jeta e tij. Me hapa fëmije dhe me zemër të pastër, Dashnimi ishte nisur për në fshatin Llojan, për te dajët e tij. Një rrugë e zakonshme, një vizitë familjare, një ditë që nuk paralajmëronte tragjedi. Por në atë rrugë, ushtria e ish-Jugosllavisë dhe Malit të Zi ia ndali jo vetëm rrugën, por edhe jetën. Në atë kufi u shua një fëmijë.

Sipas dëshmive të kohës, Dashnimi u qëllua për vdekje rreth orës 14:00 në Miratoc, ndërsa pas vrasjes trupi i tij u tërhoq zvarrë pranë vijës kufitare, për të inskenuar gjoja një tentim të kalimit të kufirit. As pas dy dekadash, për këtë rast nuk ka drejtësi.

Edhe sot, sistemi lokal vazhdon të heshtë, ndërsa shteti i Serbisë mban të mbyllur pikën kufitare Miratoc–Llojan, duke izoluar banorët shqiptarë të Luginës së Preshevës. Në të njëjtën kohë, Beogradi promovon termin “Open Balkan”, por në praktikë kufijtë mbeten të mbyllur dhe qytetarët të izoluar.

Si pasojë e kësaj politike, këto vise po zbrazen çdo ditë e më shumë. Popullata po lëshon vatrat e tyre në kërkim të jetës, sigurisë dhe një të ardhmeje më të mirë për fëmijët e tyre.

Kujtimi për Dashnim Hajrullahun mbetet i gjallë si simbol i padrejtësisë, dhunës dhe izolimit që vazhdon edhe sot.

A1info