21 TETORI-DITA KOMBËTARE E DEPISTIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT
21 Tetori, Dita Kombëtare e Depistimit për Kancerin e Gjirit, është një thirrje për të gjitha gratë të marrin masa për shëndetin e tyre duke kryer kontrolle të rregullta dhe ekzaminime të nevojshme.
Depistimi i hershëm mund të shpëtojë jetë, pasi zbulimi i kancerit në fazat fillestare ofron mundësi më të mira trajtimi dhe shërimi.
Në këtë ditë dhe gjatë gjithë muajit tetor gratë dhe vajzat sensiblizohen të vetëkontrollohen, të bëjnë rregullisht eko gjiri dhe mamografitë për të parandaluar sëmundjen në fazat e hershme.
Ne ju inkurajojmë të planifikoni një kontroll dhe të informoheni rreth masave të parandalimit. Kujdesi për shëndetin tuaj është hapi më i rëndësishëm për të ruajtur një jetë të shëndetshme.
A1info