21 SHKURTI- DITA NDËRKOMBËTARE E GJUHËS AMTARE

Publikuar 1 vit më parë

Sot anembanë globit shënohet 21 shkurti Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, kjo datë u zgjodh si ditë ndërkombëtare e gjuhës amtare nga ana e UNESCO-s për të përkujtuar ditën (1952) e vrasjes së disa studentëve të Universitetit në Daka, me origjinë Bengale, të cilët u vranë nga policia pakistaneze pse protestonin për të drejtën e gjuhës së tyre bengale, që të pranohet si gjuhë zyrtare, transmeton Portalb.mk., përcjell, A1info.
Qëllimi i kësaj dite është t’i promovojë dhe t’i ruajë gjuhët amtare, ta inkurajojë shumëgjuhësinë dhe diversitetin gjuhësor dhe të rrisë ndërgjegjësimin për arsimin gjithëpërfshirës në gjuhën amtare dhe ruajtjen e gjuhëve të rrezikuara. Që nga viti 1999 UNESCO-ja 21 shkurtin e ka shpallur si ditë ndërkombëtare të gjuhës amtare. Në vitin 2007 e njëjta ditë është pranuar nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara.