20 JANARI -DITA E NDËRRIMIT TË PUSHTETEVE NË SHBA!
20 janari është një ditë e veçantë në ndërrimin e pushteteve në SHBA. Një numër i madh presidentësh kanë bërë betimin përpara popullit amerikanë në këtë datë. Le të njihemi me disa prej tyre.
Viti 1937 shënon herën e parë të mbajtjes së ceremonisë së inagurimit të presidentit më 20 janar nga presidenti Franklin Delano Roosevelt. Kjo ceremoni ishte për mandantin e tij të dytë. Më parë ceremonia ishte mbajtur më 4 mars.
20 janar 1945- Roosevelt do të betohej për mandantin e tij të katërt, një rast i paprecedentë, i pa përsëritur më në historikun e presidencës amerikane.
20 janar 1961- Presidenti më i ri amerikan John F. Kennedy bën betimin e tij.
20 janar 1973 – Në Washington, D.C. zhvillohet ceremonia e inagurimit të mandatit të dytë të presidentit Richard Nixon.
20 janar 1981- Zhvillohet ceremonia e inagurimit të presidentit të 40 të SHBA, Ronald Regan.
20 janar 1989- Ceremonia e inagurimit të presidentit të 41 të SHBA, George H.W. Bush.
20 janar1993- Ceremonia e inagurimit të presidentit të 42 të SHBA, Bill Clinton.
20 janar 2001- Ceremonia e inagurimit të presidentit të 43 të SHBA, George W. Bush.
20 janar 2009 – Ceremonia e inagurimit të presidentit të parë afro –amerikan Barack Obama. Obama ishte presidenti i 44 i SHBA.
20 janar 2017- Ceremoni e inagurimit të Donald John Trump si presidenti i 45 i SHBA./Alfapress/